• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi konfirmoi se SHBA do të kryejë teste bërthamore

Trampi konfirmoi se SHBA do të kryejë teste bërthamore

Uashington, 31 tetor 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, përsëriti sot se SHBA-ja planifikon të kryejë teste bërthamore nëse vendet e tjera e bëjnë këtë.

"Ne do të kryejmë teste, po, vendet e tjera po e bëjnë këtë. Nëse ata e bëjnë, do ta bëjmë edhe ne", tha Tramp, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ai nuk u përgjigj se për çfarë lloj testesh bërthamore bëhet fjalë.

"Nuk do ta them. E di nga afër se çfarë po bëjmë dhe ku po e bëjmë, por edhe vendet e tjera po e bëjnë, kështu që nëse ato mund ta bëjnë, mundemi edhe ne", theksoi Tramp. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR