• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi: Kemi një njeri të paaftë në krye të FED

Trampi: Kemi një njeri të paaftë në krye të FED

Tokio, 28 tetor 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së Donald Tramp, sot deklaroi se ekziston një listë e gjatë e njerëzve të cilët mund ta marrin pozitën kryesore në rezervat federale amerikane (FED), duke e kritikuar ashpër kryetarin aktual Xherom Pauel, mandati i të cilit skadon në maj.

"Kemi një shef të paaftë të FED, kemi një tip të keq në FED, por ai do të largohet për disa muaj, ndërsa ne do të sjellim ndonjë të ri", u tha Trampi liderëve zyrtar në darkën në Tokio gjatë vizitës së tij njëjavëshe në Azi.

Në deklaratat e tij Trampi e përmendi ministrin amerikan të financave Skot Besent, duke thënë se ai "e qetëson tregun", dhe shtoi se po mendon për të kur bëhet fjalë për FED-in.

"Por ai nuk do ta pranojë atë pozitë. Ai dëshiron të jetë ministër i financave. Do të thotë, në fakt nuk e shqyrtojmë atë", tha Trampi.

I pyetur me pyetje për kandidatët potencial, sipas En-Bi-Si amerikan, Trampi u përgjigj se po shqyrton "shumë njerëz".

"Mendoj për Markun, mendoj për Xhejmisoj, tha ai, duke menduar në sekretarin shtetëror amerikan Marko Rubio dhe përfaqësuesin tregtar Xhejmison Grir.

Një ditë më parë, Trampi para gazetarëve në aeroplanin "Er Fors Uan" tha se ende e shqyrton Besantin për njeriun e parë të bankës qendrore, edhe krahas asaj që paraprakisht gjatë fluturimit deklaroi se ministri i tij i financave "nuk e dëshiron" atë detyrë.

Besent, disa momente para kësaj, tha se planifikon t'ia prezantojë listën e kandidatëve Trampit pas Ditës së falënderimeve, sepse drejton hetimin për  pasardhësin e Xherom Pauel, mandati i të cilit skadon në maj. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR