• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trampi ka zgjedhur bashkëpunëtorin e Maskut, Saks shef të agjencisë për IA-në dhe kriptomonedha

Trampi ka zgjedhur bashkëpunëtorin e Maskut, Saks  shef të agjencisë për IA-në dhe kriptomonedha

 Uashington, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trampi sot njoftoi se Dejvid Saks do të bëhet "Perandor i intelegjencës artificiale dhe kriptomonedhave në Shtëpinë e Bardhë". 

 Trampi në platformën e tij Truth Social i ka quajtur intelegjencën artificiale (IA) dhe kriptomonedha "dy fusha kyçe për të ardhmen e konkurrencës amerikane". 

 Saksi, i cili është njeriu i besueshëm i miliarderit Elon Mask, do të ketë për detyrë ta bëjë SHBA-në lider të qartë të tregut botëror në biznesin e IA-s dhe monedhës digjitale.

 Saksi, gjithashtu, do të jetë përgjegjës për krijimin e një kornize  ligjore për industrinë e kriptove që "të ketë qartësinë që kërkon dhe të mund të përparojë në SHBA". Multimiliarderi Saks do të drejtojë gjithashtu bordin këshillues të shkencës dhe teknologjisë së presidentit të ardhshëm.

Që nga fitorja e Trampit në zgjedhjet e 5 nëntorit, investitorët e bitkoinit kanë festuar, pasi monedha u rrit nga 70.000 dollarë para zgjedhjeve amerikane në nëntor, në një nivel më të lartë prej mbi 100.000 dollarë këtë javë.

 Euforia u nxit nga paralajmërimi i Trampit se ai do ta vendosë përfaqësuesin për monedha digjitale, Pol Atkins, si shef të Komisionit të fuqishëm amerikan të letrave me vlerë. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR