• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi ka investuar të paktën 82 milionë dollarë në obligacione, i përqendruar në sektorët që preferon

Trampi ka investuar të paktën 82 milionë dollarë në obligacione, i përqendruar në sektorët që preferon

Uashington, 17 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp ka blerë obligacione korporative në vlerë prej të paktën 82 milionë dollarë nga fundi i gushtit deri në fillim të tetorit, duke përfshirë investime të reja në sektorët që kanë interes nga politikat e tij, tregojnë raportet financiare.

Sipas raporteve të publikuara nga Zyra për etikë qeveritare e SHBA-së, Trampi nga 28 gushti deri më 2 tetor ka bërë më shumë se 175 blerje financiare.

Raportet, të dorëzuara sipas Ligjit për transparencë nga viti 1978, të quajtura Ethics in Government Act, nuk i theksojnë vlerat e sakta për çdo blerje, por japin vetëm  diapazon të gjerë. Vlera e përgjithshme maksimale e obligacioneve të blera tejkalon 337 milionë dollarë, sipas dokumenteve.

Pjesa më e madhe e mjeteve të theksuara në raport nga dita e shtunë përbëhen nga obligacione të lëshuara nga komuna, shtete federale, qarqe, qarqe shkollore dhe subjekte tjera të lidhura me agjencitë publike.

Investimet e reja të Trampit në obligacione përfshijnë disa industri, duke përfshirë sektorë të cilat kanë interes ose aktualisht kanë interes nga ndryshimet në politikën e administratës së tij, siç është deregulimi financiar.

Obligacionet korporative që i ka blerë Trampi përfshijnë obligacione nga prodhues të çipave siç janë "Brodkom" dhe "Kvalkom", kompani teknologjike siç janë "Meta Platforms", tregtarë me pakicë siç janë "Koum Depo" dhe "CVS Helt" dhe banka nga Uolstrit siç janë "Goldman Saks" dhe "Morgan Stenli".

Blerjet e borxheve të bankave investuese kah fundi i gushtit përfshinë obligacione nga "Xhej-Pi Morgan". Trampi të premten kërkoi nga Ministria e Drejtësisë e SHBA-së ta hetojë "Xhej-Pi Morgan" për shkak të lidhjeve të tij me financuesin e ndjerë dhe i dënuar për abuzim seksual Xhefri Epstin. Banka kumtoi se ndjen keqardhje për lidhjet e kaluara me Epstin dhe se nuk i ka ndihmuar të kryejë "vepra të shëmtuara".

Trampi, gjithashtu bleu obligacione të Intel-it pasi qeveria e SHBA-së, nën udhëheqësinë e Trampit, bleu një pjesë të kompanisë.

Trampi, i cili e bëri pasurinë e tij në pasuri të paluajtshme përpara se të hynte në politikë, ka thënë më parë se i ka vendosur kompanitë e tij në një fond të mbikëqyrur nga fëmijët e tij.

Dorëzimi në gusht tregoi se Trampi kishte blerë obligacione me vlerë më shumë se 100 milionë dollarë që kur u rikthye në detyrë më 20 janar. Trampi gjithashtu paraqiti një deklaratë vjetore tatimore në qershor që tregonte se të ardhurat nga sipërmarrjet e tij të ndryshme përfundonin tek ai, duke ngritur shqetësime në lidhje me konflikte të mundshme interesi.

Në atë raportim vjetor, që e përfshin vitin 2024, Trampi raportoi më shumë se 600 milionë dollarë të ardhura nga kriptovalutat, objektet e golfit, licencat dhe sipërmarrje të tjera. Gjithashtu, tregoi se hyrja e tij në kriptovaluta dukshëm e ka rritur pasurinë e tij. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR