Trampi ka emëruar Stiven Milerin zëvendësshef për politikë në administratën e re
- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trampi ka emëruar këshilltarin shumëvjeçar, Stiven Miler, i cili është përkrahës i politikës së imigracionit, për zëvendësshef për politikë në administratën e tij të re.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:58, 11 nëntor, 2024

Uashington, 11 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur Donald Trampi ka emëruar këshilltarin shumëvjeçar, Stiven Miler, i cili është përkrahës i politikës së imigracionit, për zëvendësshef për politikë në administratën e tij të re.
Duke ekonfirmuar këtë, nënpresidenti i sapozgjedhur Xhej Di Vans, duke e përshëndeturr Milerin në rrjetin "Iks", ka shkruar: "Është një tjetër zgjedhje fantastike e presidentit".
Mileri ka qenë një nga ndihmësit prej shumë vitesh të Trampit që nga fushata e tij e parë për Shtëpinë e Bardhë. Ai ishte një këshilltar i lartë gjatë mandatit të parë të Trampit dhe ishte një figurë qendrore në shumë nga vendimet e tij politike, veçanërisht për imigracionin.
Foto: Arkivi i MIA-s