• e diel, 18 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Trampi ka deklasifikuar 80.000 faqe dokumente për atentatin e Xhon Kenedit

Trampi ka deklasifikuar 80.000 faqe dokumente për atentatin e Xhon Kenedit

Uashington, 19 mars 2025 (MIA) – Me urdhër të presidentit amerikan Donald Tramp ishin deklasifikuar materialet lidhur me atentatin e presidentit amerikan Xhon Kenedi në vitin 1963. 

“Ato janë shumë informacione, ndërsa ju vetë do të merrni vendim”, u tha Trampi gazetarëve të hënën, duke thënë se do të publikohen 80.000 faqe. 

Trampi nënshkroi urdhër pak pas marrjes së funksionit në janar lidhur me lirimin, që shkaktoi Byroja Federale Hetuese të zbulojë mijëra dokumente të reja lidhur me atentatin e Kenedit në Dallas. 

Në përpjekje që të harmonizohet me urdhrin e Trampit, Ministria e Drejtësisë u urdhëroi disa avokatëve të cilët merren me çështje të ndjeshme për sigurinë kombëtare urgjentisht t’i shqyrtojnë dokumentet nga atentati. 

Vrasja e Kenedit i atribuohet një sulmuesi - Li Harvi Osvald. Ministria e Drejtësisë dhe agjenci të tjera federale e kanë konfirmuar këtë përfundim gjatë dekadave që nga ajo kohë. Por anketat tregojnë se shumë amerikanë besojnë se vdekja e tij ishte rezultat i një komploti.

Ekspertët dyshojnë se informacionet e reja do ta ndryshojnë konkluzionin se Li Harvi Osvald ka hapur zjarr ndaj Kenedit nga dritarja e librarisë shkollore derisa kortezhi presidencial kalonte përgjatë Dilli Pllaza në Dallas. 

“Njerëzit të cilët presin punë të mëdha gati sigurisht do të dëshpërohen”, tha Lari Sabato, drejtor i Qendrës për Politikë në Universitetin në Virxhinia, i cili është autor i librit për atentatin. 

Trampi premtoi edhe se do të publikojë dokumente për atentatet e aktivistit për të drejta civile Martin Luter King i riu dhe senatorit Robert Kenedi, të cilët ishin vrarë në vitin 1968. 

Trampi siguroi më shumë kohë që të zhvillojë plan për publikimin e dokumenteve lidhur me këto dy raste. fc/

Fotografia: Uikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR