• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trampi ka biseduar me Putinin për zgjidhje të shpejtë të luftës në Ukrainë

Trampi ka biseduar me Putinin për zgjidhje të shpejtë të luftës në Ukrainë

Uashington, 11 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp ka biseduar në telefon me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, shkruan "Uashington post", duke u thirrur në më shumë burime. 

Gazeta thekson se Trampi ka biseduar me Putinin të enjten që është biseda e tyre e parë pas fitores së Trampit në zgjedhje, ndërsa një nga temat e bisedës ka qenë lufta në Ukrainë. Sipas burimeve, Trampi ka telefonuar Putinin nga vendpushimi i tij në Florida dhe gjatë bisedës i ka bërë thirrje të mos eskalojë konflikti me Ukrainën. 

Sipas burimeve të "Uashtington post" të cilët dëshirojnë të mbeten anonim, Trampi i kujtoi Putinit praninë e fortë ushtarake amerikane në Evropë.

"Biseda ka pasur për qëllim arritjen e paqes në Evropë, ndërsa Trampi shprehu interesin për biseda shtesë për zgjidhjen e shpejtë të luftës në Ukrainë", thonë burimet e gazetës. 

Ata shtuan se Trampi dhe Putini kanë biseduar për arritjen e paqes në kontinentin evropian dhe se Trampi "shprehu interes që t'i vazhdojë bisedimet mbi temën për zgjidhje të hershme të luftës së Ukrainës". qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR