Trampi kërkon publikimin e dëshmive të jurisë së madhe në lidhje me rastin Epstajn
- Presidenti amerikan, Donald Tramp dje deklaroi se i ka urdhëruar prokurores shtetërore amerikane, Pam Bondi, të dorëzojë dëshmi „relative“ në lidhje me rastin e të dënuarit për krime seksuale Xhefri Epstajn.
- Post By Qefsere Abduli
- 07:59, 18 korrik, 2025
Uashington, 18 korrik 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp dje deklaroi se i ka urdhëruar prokurores shtetërore amerikane, Pam Bondi, të dorëzojë dëshmi „relevante“ në lidhje me rastin e të dënuarit për krime seksuale Xhefri Epstajn.
"Bazuar në sasinë qesharake të publicitetit që iu dha Xhefri Epstajnit, i kërkova prokurores së shtetit, Pam Bondi që të dorëzojë të gjitha dëshmitë relevante të dhënë para jurisë së madhe, nën kushtin që ajo të miratohet nga Gjykata", ka shkruar Trampi në platformën e tij për mediat sociale Truth Social.
"Ky MASHTRIM, I përjetësuar nga demokratët, duhet të përfundojnë menjëherë!", shkroi ai.
Disa momente më vonë, Bondi u përgjigj në "X", duke shkruar se Ministria e Drejtësisë është "e gatshme ta nisë gjykatën nesër për të zbuluar transkriptet e jurisë së madhe"
Gjatë fushatës së tij zgjedhore për president vitin e kaluar, Trampi premtoi se do të publikonte dosje të lidhura me Epstajnin, i cili vdiq në vitin 2019 në një qeli burgu në Nju Jork, në atë që zyrtarisht u përcaktua si vetëvrasje.
Javën e kaluar, FBI-ja konfirmoi se vdekja e Epstajnit ishte vetëvrasje dhe tha se nuk kishte prova që implikojnë persona të njohur të tjerë ose tregojnë një "listë" klientësh të fuqishëm.
Miliarderi amerikan Elon Mask dje në "X" shkroi: „Nuk mund ta besoj se Epstajn u vetëvra para se të kuptonte se e gjitha kjo ishte mashtrim“, ka shkruar Mask. Ai disa javë më parë, bëri të ditur se emri i Trampit kishte dalë në dosje.
Trampi, i cili shfaqet në të paktën një video të Epstajnit nga disa dekada më parë në një festë, i mohoi pretendimin se emri i tij është në dosje. Ai gjithashtu tha se nuk kishte kontakt direkt me Epstajnin dhe se "nuk ishte mik me të për të paktën 18 vjet para vdekjes së tij“. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s