• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Trampi kërkon lirimin urgjent të pengjeve izraelitë, në të kundërtën kërcënon me një "çmim të tmerrshëm"

Trampi kërkon lirimin urgjent të pengjeve izraelitë, në të kundërtën kërcënon me një

 Nju-Jork, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trampi kërkon lirimin urgjent të pengjeve izraelitë që ende mbahen në Gazë dhe paralajmëroi se do të paguajnë një "çmim të tmerrshëm" në Lindjen e Mesme nëse nuk lirohen para inaugurimit të tij më 20 janar të vitit 2025.

 "Ata që janë përgjegjës do të goditen më fortë se kushdo...", ka postuar Trampi në "Truth Social" dhe ka shtuar mesazhin "Lironi pengjet tani", të shkruar me shkronja të mëdha.

 Trampi i kërcënoi me një çmim të tmerrshëm për ata që, siç ka shkruar, kanë kryer krime kundër njerëzimit.

 Kërcënimi i Trampit u dërgua pasi qeveria izraelite konfirmoi vdekjen e Omer Neutra, një izraelit i cili gjithashtu ka pasur shtetësi amerikane.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR