Trampi kërkon durim pasi që doganat e vendosura shkaktuan ulje të ekonomisë amerikane
- Presidenti amerikan, Donalld Tramp deklaroi se amerikanët duhet të jenë të durueshëm, edhe përkundër asaj që në tremujorin e parë të vitit 2025 është regjistruar ulje e ekonomisë.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:19, 30 prill, 2025
Uashington, 30 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donalld Tramp deklaroi se amerikanët duhet të jenë të durueshëm, edhe përkundër asaj që në tremujorin e parë të vitit 2025 është regjistruar ulje e ekonomisë.
Trampi pohon se doganat e tij në fund do të çojnë drejt rritjes në SHBA.
Megjithatë, presidenti i SHBA-së e akuzoi paraardhësin e tij, Xho Bajden, për performansat e këqija të ekonomisë.
"Ai është efekti ndaj tregjeve pas Bajdenit, dhe jo për shkak të Trampit. Vendi do të ketë bum ekonomik, por duhet lirohemi nga barra tejet e madhe pas Bajdenit. Kjo do të zgjasë tashmë një kohë dhe nuk ka kurfarë lidhje me doganat, kjo është trashëgimia e keqe që na e la Bajdeni. Kur të fillojë bumi ekonomik, ai do të jetë si asnjëherë më parë. Kini durim!", shtoi Tramp. ab/
Foto: МIА arkivi