• e diel, 25 janar 2026

Trampi i sulmoi guvernatorin e Minesotës dhe prefektin e Mineapolisit për "nxitje të trazirave"

Trampi i sulmoi guvernatorin e Minesotës dhe prefektin e Mineapolisit për

Uashington, 25 janar 2026 (MIA) - Pas të shtënave të reja fatale gjatë operacionit të agjentëve federalë amerikanë në Mineapolis, me ç'rast u vra një demonstrant, presidenti Donald Tramp i sulmoi prefektin dhe guvernatorin e shtetit të Minesotës.

"Prefekti dhe guvernatori bëjnë nxisin kryengritje me retorikën e tyre pompoze, të rrezikshme dhe arrogante", shkroi Tramp në rrjetin e tij Truth Social.

Tramp shkroi edhe për Shërbimin amerikan për emigracion dhe doganë (ICE): "Lërini patriotët tanë të bëjnë punën e tyre!".

Guvernatori i shtetit të Minesotës, në të cilin ndodhet Mineapolis, Tim Uollc, i bëri thirrje Trampit në konferencë prë shtyp t'i tërhequr forcat nga Minesota.

"Hiqni këto forca nga Minesota, ata mbjellin kaos dhe dhunë", tha ai.

Prefekti Xhejkob Frej, demokrat si edhe Uollci, shkroi në X: "Edhe sa njerëz duhet të vdesin apo të qëllohen para se të përfundojë kjo? President Tramp, ju bëj thirrje t'i vendosni amerikanët dhe këtë populla amerikan në rend të parë dhe t'i mënjanoni ICE".

"Nëse qëllimi i misionit është të sigurojë paqe dhe siguri, atëherë është arritur e kundërta", tha Frej.

Një burrë 37-vjeçar, teknik mjekësor në spitalin për veteranë të luftërave, Aleks Preti, dje ndërroi jetë pasi që u qëllua nga agjentët federalë, ceket në raportet zyrtare. Shumë hollësi nga incicenti ende janë të panjohura.

Ministria për siguri të brendshme e SHBA-së kumtoi se agjentët ishin në mision për të arrestuar një të huaj i cili kinse ndodhej ilegalisht në SHBA kur u është afruar një burrë me pistoletë.

Sipas policisë lokale, është vrarë edhe një shtetas amerikan i cili jetonte në Mineapolis, i cili ishte pronar legal i pistoletës dhe ka pasur lehe për mbajtjen e saj.

Në fillim të janarit ndodnji një vrasje e ngjashme, kur një grua u vra në automobilin e saj në qytetin e njejtë gjatë operacionit të agjentëve të ICE. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR