• e mërkurë, 26 shkurt 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Trampi i kërcënoi vendet e BRIKS-it me 100 për qind dogana

Trampi i kërcënoi vendet e BRIKS-it me 100 për qind dogana

Uashiongton, 31 janar 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp e kërcënoi grupin BRIKS të vendeve të ekonomive në zhvillim me dogana prek 100 për qind nëse largohen nga dollari amerikan si mjet ndërkombëtar pagesor.

"Ideja se vendet e BRIKS-it po tentojnë të largohen nga dollari, përderisa ne qëndrojmë dhe shikojmë, përfundoi", shkroi Tramp në rrjetin e tij social Truth Social.

"Ne do të kërkojmë përkushtim nga këto vende në dukje armiqësore se nuk do të krijojnë valutë të re BRIKS, as të mbështesin ndonjë valutë tjetër që do ta zëvendësojë dollarin e fuqishëm amerikan ose, ato do të përballen me dogana prej 100 për qind dhe duhet të presin të përshëndeten me shitje në ekonominë e shkëlqyeshme amerikane", theksoi Tramp.

Akronimi BRIKS është nxjerrë nga shkronjat e para të vendeve themeluese - Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika Jugore. Në fillim të vitit 2024, Irani, Etiopia, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe iu bashkangjitën BRIKS-it, përderisa Indonezia iu bashkua në fillim të janarit.

Grupi ka për qëllim të veprojë si kundërpeshë e Grupit të shtatë (G7) fuqive kryesore ekonomike perëndimroe.

Presidenti rus, Vlladimir Putin vazhdimisht e kritikon dominimin e dollarit amerikat dhe e kumtoi qëllimin e tij për të vendosur sistem të pavarur për pagesë dhe kliring në suaza të lidhjes. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR