• e enjte, 04 dhjetor 2025

Trampi i gatshëm të pranojë aeroplan presidencial si dhuratë nga familja mbretërore e Katarit

Trampi i gatshëm të pranojë aeroplan presidencial si dhuratë nga familja mbretërore e Katarit

Uashington, 12 maj 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp është i gatshëm të pranojë një aeroplan luksoz "Boing 747-8" si dhuratë nga Katari gjatë udhëtimit të tij në Lindjen e Mesme këtë javë, ndërsa zyrtarët amerikanë pretendojnë se aeroplani mund të rikonfigurohet si një aeroplan presidencial.

Qeveria e Katarit kumtoi se ende nuk është marrë vendim përfundimtar. Megjithatë, Trampi mbron idenë, edhe pse kjo do të thoshte pranim i një dhurate të shtrenjtë nga një qeveri e huaj.

“Fakti që Ministria e Mbrojtjes po merr një DHURATË FALAS - një aeroplan 747 i cili do të zëvendësojë përkohësisht "Er Fors 1" në kuadër të një marrëveshje shumë publike dhe transparente, po shqetëson demokratët e korruptuar të cilët kërkojnë ta paguajmë shtrenjtë”, shkroi Trampi në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Sipas "Ej- Bi-Si Njuz", aeroplani ka një performansë të brendshme luksoze, duke përfshirë mure të arta, mobilie të praruara, dhomë gjumi, sallone, salla konferencash, banjo mermeri...

Sipas burimeve të medias, Trampi ka inspektuar aeroplanin në shkurt në aeroportin në Uest Palm Biç dhe e miratoi personalisht atë. Para përfundimit të mandatit të tij, thuhet se aeroplani do t'i dorëzohet Fondacionit të bibliotekës presidenciale të Trampit.

Trampi do të qëndrojë në Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nga nesër deri të enjten.

QËNDRONI TË LIDHUR