• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi i bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit të arrijnë marrëveshje në Gazë

Trampi i bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit të arrijnë marrëveshje në Gazë

Uashington, 29 qershor 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp i bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit që të arrijnë marrëveshje në Gazë me qëllim kthimin e pengjeve të kidnapuara më 7 tetor. 

“Bëni marrëveshje në Gazë. Ktheni pengjet”, shkroi Trampi në rrjetin e tij social Truth Social.

Publikimi erdhi disa orë pasi Trampi për të dytën herë ju bëri thirrje prokurorëve izraelitë që ta mbyllin rastin kundër kryeministrit të vendit Benjamin Netanjahu, duke thënë se ai “momentalisht është në proces të bisedimeve për marrëveshje me Hamasin, i cili do të përfshijë kthimin e pengjeve”. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR