Trampi i bëri thirrje Hamasit t'i lirojë të gjitha pengjet izraelite
- Presidenti i ShBA-së Donald Trampi sot i bëri thirrje përsëri Hamasit t'i lirojë të gjithë pengjet izraelite, gjë që do t’i jepte fund luftës në Rripin e Gazës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:22, 3 shtator, 2025
Uashington, 3 shtator 2025 (MIA) - Presidenti i ShBA-së Donald Trampi sot i bëri thirrje përsëri Hamasit t'i lirojë të gjithë pengjet izraelite, gjë që do t’i jepte fund luftës në Rripin e Gazës.
"I them Hamasit MENJËHERË të lirojë të 20 pengjet (jo dy, jo pesë, jo shtatë!) dhe situata do të ndryshojë shpejt. DO TË PËRFUNDOJË!", njoftoi Trampi në rrjetin e tij social "Truth Social".
Lufta në në Rripin e Gazës filloi më 7 tetor të vitit 2023, pasi Hamasi nisi një sulm ndaj Izraelit. Sipas të dhënave izraelite, rreth 1.200 persona janë vrarë dhe 251 pengje janë marrë në Rripin e Gazës.
Sipas informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë e Hamasit, numri i të vdekurve në enklavën palestineze gjatë ofensivës hakmarrëse izraelite ka tejkaluar tashmë 63.000 persona.
Foto: EPA