• e enjte, 04 dhjetor 2025

Trampi i bën thirrje përsëri Rezervës Federale të ulë normat e interesit

Trampi i bën thirrje përsëri Rezervës Federale të ulë normat e interesit

Uashington, 2 maj 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp i bëri përsëri thirrje Rezervës Federale të SHBA-së (FED) të ulë normat e interesit, pasi në mëngjes u publikua raporti i punësimit për prillin, i cili ishte më i mirë se sa pritej.

"Benzina sapo kaloi 1.98 dollarë për galon, çmimi më i ulët në vite, çmimet e ushqimeve (dhe vezëve!) kanë rënë, çmimet e energjisë kanë rënë, normat e interesit të hipotekave kanë rënë, punësimi është i fortë dhe shumë lajme të mira ndërsa miliarda dollarë po vijnë nga tarifat”, tha Trampi në rrjetin e tij Truth Social.

Ai nënvizoi se kjo është një "fazë kalimtare" dhe se "ne sapo kemi filluar".

"Konsumatorët kanë pritur që çmimet të bien për vite me radhë. Nuk ka inflacion, Rezerva Federale duhet të ulë normën e interesit", tha presidenti amerikan. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR