• e shtunë, 24 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Trampi hodhi poshtë kërkesën e kryeministrit britanik për garaci sigurie për Ukrainën

Trampi hodhi poshtë kërkesën e kryeministrit britanik për garaci sigurie për Ukrainën

 Uashington, 28 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trampi deklaroi se marrëveshja për mineralet me Ukrainën është garancion sigurie që i nevojitet Kievit kundër Rusisë, duke hedhur poshtë kërkesën e kryeministrit britanik Kir Starmer për mbështetjn shtesë ushtarake amerikane.

 Starmeri, i cili është takuar me Trampim për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë, tha se paqja në Ukrainë është e mundur vetëm falë tij. 

Para takimit, Starmeri theksoi se paqja e përhershme në Ukrainë nuk është e mundur pa garanci të forta sigurie amerikane, të cilat Trampi pothuajse i ka hedhur të gjitha poshtë. 

Trampi shprehu optimizëm se mund të arrihet marrëveshje për armëpushim në Ukrainë dhe se presidenti rus Vladimir Putin do ta respektojë një marrëveshje të tillë. 

"Kemi diskutime para nesh për atë se si kjo mund të funksionojë. Duhet të sigurohemi që marrëveshja të zgjasë", theksoi kryeministri britanik. 

Starmeri theksoi se Britania do t'i rrisë shpenzimet për mbrojtjen dhe do të mundohet ta bindë presidentin amerikan se Evropa do të sigurojë mbështetje dhe garancion sigurie për Kievin deri se bisedimet me Rusinë të jenë të suksesshme.

 Si edhe Makroni, Starmeri do të mundohet ta bindë Trampin se bisedimet e shpejta të paqes me Rusinë, pa pjesëmarrjen e Ukraoinës ose Evropën, mund të çojë në destabilitet të ri në kontinent, i cili nuk do të ishte në interes të SHBA-së.

Starmer tha se është i hapur për dërgimin e ushtarëve britanike si garancion sigurie në Ukrainë, por vetëm me pjesëmarrjen e vendeve të tjera evropiane dhe "nën kushte të përshtatshme".

Nga fillimi i mandatit të tij të dytë, Trampi paralajmëroi të mos fillojnë luftërat tregtare dhe u zotua të vendosë tarifa - si për armiqtë ashtu edhe për aleatët. 

 "Tregtia jonë është e drejtë dhe e balancuar, ndërsa ju keni tepricë, kështu që ne jemi në një pozicion tjetër," tha Starmeri. Sipas të dhënave të qeverisë amerikane, SHBA-ja ka një suficit tregtar me Britaninë. qa/

Foto: EPA

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR