• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Trampi e zvogëlon tarifën për fentanil nga 20 për qind në 10 për qind pas takimit me presidentin kinez Si

Trampi e zvogëlon tarifën për fentanil nga 20 për qind në 10 për qind pas takimit me presidentin kinez Si

Gjongxhu, 30 tetor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp kumtoi se ka zvogëluar tarifat për importet kineze pas takimit të sotëm me presidentin kinez Si Xhinping në Korenë e Jugut, njoftoi DPA. 

Pasi u largua nga Koreja e Jugut, Trampi deklaroi se me presidentin kinez Si Xhinping kanë arritur një marrëveshje për të zvogëluar doganat ndaj Kinës në këmbim të blerjes së vazhdueshme të sojës amerikane nga Pekini, eksporte të vazhdueshëm kinez të mallrave të pakta dhe çrenjosjen e tregtisë së paligjshme me fentanil. 

Tarifat për mallrat kineze të lidhura me fentanil do të zvogëlohen nga 20 në 10 për qind, tha Tramp, me zbatim të menjëhershëm. 

Trampi e ka akuzuar vazhdimisht Kinën për kontributin në krizën me fentanil në SHBA.

Pas takimit ndërmjet Trampit dhe Si, që u mbajt në bazën ajrore të Koresë së Jugut, nuk kishte deklarata nga të dy presidentët.

Agjencitë raportojnë se të dy liderët dukeshin optimistë lidhur me lehtësimin e tensioneve tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Fentanili, një opioid sintetik që shkakton varësi të lartë deri në 50 herë më i fortë se heroina, mund të jetë vdekjeprurës vetëm në pak miligramë, sipas autoriteteve amerikane, kujton DPA.

Në shkurt, administrata e Trampit vendosi tarifa shtesë për produktet kineze, duke theksuar krizën me fentanil si justifikim. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR