• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi e shpalli 8 majin Ditën e Fitores në Luftën e Dytë Botërore në SHBA

Trampi e shpalli 8 majin Ditën e Fitores në Luftën e Dytë Botërore në SHBA

Uashington, 2 maj 2025 (MIA) – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, deklaroi se SHBA-ja ka bërë më shumë se vendet e tjera që ta fitojnë Luftën e Dytë Botërore. Ai, gjithashtu, ka shpallur Ditët e fitores në vend, sipas publikimit të tij në platformën për mediat sociale Truth Social.

“Shumë nga aleatët dhe miqtë tanë e festojnë 8 majin si Ditën e Fitores, por ne bëmë më shumë se çdo vend tjetër, bindshëm, në arritjen e rezultatit fitues në Luftën e Dytë Botërore. Me këtë e riemëroj 8 majin si Ditën e Fitores në Luftën e Dytë Botërore, ndërsa 11 nëntorin si Ditën e Fitores për Luftën e Parë Botërore”, thuhet në publikim. 

Trampi theksoi se “ne” (sipas gjitha gjasave duke menduar në SHBA-në) i fituam të dyja luftërat, por nuk i festojmë për shkak të mungesës së liderëve të cilët dinë si ta bëjnë këtë. Megjithatë, gjërat tani do të jenë ndryshe”, njoftoi Trampi. 

“Ne i fituam të dyja luftërat, askush nuk na u afrua për nga forca, guximi apo shkëlqimi ushtarak, por ne kurrë nuk festojmë asgjë. Kjo sepse nuk kemi më udhëheqës që dinë ta bëjnë këtë! Do të fillojmë të festojmë përsëri fitoret tona!" përfundoi Trampi. fc/

Foto: Printskrin Truth Social

 

QËNDRONI TË LIDHUR