• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi e prezantoi marrëveshjen tregtare me Britaninë e Madhe, për Starmerin dita është "fantastike dhe historike"

Trampi e prezantoi marrëveshjen tregtare me Britaninë e Madhe, për Starmerin dita është

Uashington, 8 maj 2025 (MIA) – Në një paraqitje të drejtpërdrejtë nga Dhoma Ovale, presidenti amerikan Donald Tramp konfirmoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar arritën marrëveshje tregtare. 

Ai theksoi se bëhet fjalë për “marrëveshje korrekte, transparente dhe reciproke të orientuar tregtare” të parë, e cila do tu shërbejë prodhuesve amerikanë të mishit, etanolit dhe eksportuesve të tjerë. Ai shtoi se Britania e Madhe është një nga aleatet më të çmueshme të SHBA-së dhe se marrëveshja nuk është vetëm me rëndësi ekonomike, por do të “zgjerohet në vetvete”. 

Nga Londra, kryeministri britanik Kir Starmer e përshkroi ditën si “fantastike dhe historike”. Ai theksoi se marrëveshja do ta nxisë punësimin dhe tregtinë e të dyja anëve të Atlantikut. “Në Ditën e Fitores në Evropë, kur qëndruam krah për krahë si aleatë, tani e zgjerojmë atë bashkëpunim edhe në tregti”, deklaroi Starmer. 

Dispozita kyçe nga marrëveshja: 

-Shfuqizimi i doganave për motorë dhe pjesë të “Rolls – Rojs” të dedikuara për aeroplanë. 

-Eksport i 100.000 automobilave britanikë në vit në SHBA me ruajtjen e doganës fillestare prej 10%.

-Procedurë e thjeshtësuar doganore për eksportuesit amerikanë, pa pengesa burokratike. 

-Qasje e hapur për produkte amerikane bujqësore, duke përfshirë mish të viçit dhe etanol.

-Marrëveshja përfshin edhe produkte kimike amerikane dhe makina.

Sipas vlerësimeve, eksportuesit amerikanë do të kenë “mundësi shtesë 5 miliardë dollarë”, përderisa doganat ekzistuese prej 10 për qind do të gjenerojnë edhe gjashtë miliardë dollarë të ardhura për SHBA-në, deklaroi ministri amerikan për tregtinë Hauard Lutnik. 

Ambasadori britanik në SHBA, Peter Mandelson, e përshkroi marrëveshjen si një "trampolinë" për partneritete teknologjike dhe zhvillimin e përbashkët të industrive të së ardhmes. Ai e falënderoi Trampin për përmbushjen e një premtimi të bërë Starmerit gjatë një vizite të mëparshme. "Nëse tregtia globale duhet të ribalancohet, është më mirë ta bëjmë këtë së bashku sesa veçmas", tha Mandelson.

Trampi konfirmoi se hollësitë përfundimtare nga marrëveshja ende nuk janë finalizuar në tërësi, por theksoi se bëhet fjalë për “marrëveshje përfundimtare”. 

Edhe pse publiku ende nuk i di të gjitha hollësitë teknike, Shtëpia e Bardhë qartë e pozicionoi këtë marrëveshje si shembull të cilin mund ta ndjekin edhe vende të tjera. Sipas Trampit, më shumë se 80 vende tashmë treguan interesim për bisedime të ngjashme. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR