Trampi e paralajmëroi Izraelin se po shkel armëpushimin
- Presidenti amerikan Donald Tramp ka paralajmëruar autoritetet izraelite që të ndalojnë shkeljen e armëpushimit dhe të qëllojnë objektivat në Iran.
Uashington, 24 qershor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp ka paralajmëruar autoritetet izraelite që të ndalojnë shkeljen e armëpushimit dhe të qëllojnë objektivat në Iran.
"Izrael. Mos i hidhni ato bomba. Nëse e bëni këtë, është një shkelje e rëndë. Ktheni pilotët tuaj në shtëpi, menjëherë", shkroi Tramp në rrjetin e tij social "Truth Social".

Lideri amerikan deklaroi më parë se edhe Izraeli edhe Irani kanë shkelur armëpushimin që ai e publikoi disa orë më parë dhe se nuk është i kënaqur me asnjërin vend, veçanërisht me Izraelin.
Në një bisedë me gazetarët para se të nisen për në samitin e NATO-s në Hagë, Tramp tha se Izraeli "ka filluar të sulmojë menjëherë pasi u dakordua për marrëveshjen". ls/