• e martë, 24 dhjetor 2024

Trampi e mbështeti Xhim Xhordanin për spiker të Dhomës përfaqësuese

Trampi e mbështeti Xhim Xhordanin për spiker të Dhomës përfaqësuese

Uashington, 6 tetor 2023 (MIA) - Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Tramp e përkrahi kandidaturën e Xhim Xhordanit për spiker të Dhomës përfaqësuese, pasi Dhoma e ulët e Kongresit amerikan këtë javë ka mbetur pa spikerin e saj, pas votimit të mosbesimit ndaj paraardhësit Kevin Mekarti. 

Në njoftimin në rrjetin socialist Trut soushal, Trampi deklaroi se Xhordan "do të jetë spiker perfekt i Dhomës, dhe se e ka mbështetjen e tij të plotë". 

Tramp më herët shprehi gatishmëri që përkohësisht të shërbejë në këtë funksion dhe planifikon vizitë në Kapitoll hill ditëve të ardhshme për të biseduar me republikanët derisa të zgjedhin spikerin e ri, njofton Si-En-En. 

Burime të afërta me Trampin megjithatë tregojnë se ish-presidenti nuk pritet të shkojë në Uashington.

Të martën republikanët do të shqyrtojnë disa kandidatë, votimi i spikerit të ri pritet të jetë më 11 tetor, të mërkurën.

Lideri i shumicës në Dhomën përfaqësuese, Stiv Skalize dhe Xhordan njoftuan për kandidaturat e tyre, në garë mundë të bashkohen edhe tjerë, por ende nuk është e sigurtë se nëse ajo do të rezultojë në pasardhësin e mundshëm të Mekartit.  qa

Foto: skrinshot

 

QËNDRONI TË LIDHUR