Trampi e krahasoi aktgjykimin e Le Penit me proceset e tij gjyqësore
- Presidenti amerikan Donald Tramp sot e krahasoi vendimin kundër lideres së ekstremit të djathtë francez, Marin Le Pen me proceset e tij gjyqësore në SHBA. Ai deklaroi se ndalimi pesëvjeçar i Le Penit për t'u kandiduar në zgjedhje është "çështje shumë serioze".
- Post By Fami Bajrami
- 09:25, 1 prill, 2025

Uashington, 1 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp sot e krahasoi vendimin kundër lideres së ekstremit të djathtë francez, Marin Le Pen me proceset e tij gjyqësore në SHBA. Ai deklaroi se ndalimi pesëvjeçar i Le Penit për t'u kandiduar në zgjedhje është "çështje shumë serioze".
"Kjo më kujton vendin tonë, shumë i ngjan asaj që po ndodh në vendin tonë", tha Tramp, i cili u dënua vitin e kaluar për rastin e pagesave të fshehura ndaj një porno aktoreje.
Ai, gjithashtu, shprehu besimin se presidenti rus, Vlladimir Putin do ta "përmbush anën e tij të marrëveshjes" pasi dje shprehu pakënaqësinë e tij për pengesat që ngadalësojnë një marrëveshje paqesore midis Rusisë dhe Ukrainës.
"Mendoj se do ta përmbushë atë që më tha. Dhe besoj se ai tani do të përmbushë anën e tij të marrëveshjes. E pastaj (Vollodimir) Zelenski, shpresoj se do ta përmbushë të tijën", deklaroi Tramp para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s