• e enjte, 04 dhjetor 2025

Trampi e komentoi shkeljen e hapësirës ajrore polake

Trampi e komentoi shkeljen e hapësirës ajrore polake

Uashington, 10 shtator 2025 (MIA) – Donald Trampi  foli për “shkeljen e hapësirës ajrore polake” nga ana e Rusisë në një porosi të shkruar me ton pothuajse të shkujdesur, të publikuar në rrjetin e tij social „Truth Social“.

"Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore polake me dronë?" shkroi presidenti amerikan në reagimin e tij të parë dhe të shkurtër pasi NATO ndihmoi në kapjen e dronëve. Perëndimi beson se ato u dërguan qëllimisht natën nga Rusia.

Këtë mëngjes, kryeministri polak Donald Tusk tha se vendi i tij kishte aktivizuar mbrojtjen e vet ajrore dhe asetet e NATO-s për të rrëzuar dronët që hynë në hapësirën e tij ajrore pas sulmeve ajrore të Rusisë në Ukrainën perëndimore. Zëvendëskryeministri i Polonisë e quajti shkeljen e hapësirës ajrore polake "një akt agresioni" dhe më vonë gjatë ditës Varshava kërkoi konsultime sipas Nenit 4 të traktatit të NATO-s. Zëvendëskryeministri polak Kshishtof Gavkovski e përshkroi incidentin si "një veprim të planifikuar nga Rusia".

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se nuk ka planifikuar sulme ndaj caqeve polake, përderisa ushtruesi rus i detyrës në Varshavë tha se dronët vinin nga Ukraina dhe e akuzoi qeverinë polake për “ndjenja anti-ruse". 

Një përfaqësues zyrtar i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se Trampi do të bisedojë me homologun e tij polak Karoll Navrocki sot më vonë. 

Polonia përdori armë sot në mëngjes që të rrëzojë caqe në shkeljet e shumëfishta të hapësirës ajrore gjatë sulmit rus mbi Ukrainë, deklaroi kryeministri Donald Tusk. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR