Trampi e hoqi urdhrin për paraqitje të shkeljes së të drejtës ndërkombëtare me armë dërguar nga SHBA-ja
- Administrata e Trampit e hoqi urdhrin nga koha e Bajdenit me të cilin kërkohej të paraqiten shkeljet potenciale të së drejtës ndërkombëtare lidhur me armët që Amerika ua ka dërguar aleatëve, përfshirë edhe Izraelin, informuan dy funksionarë amerikanë.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:44, 25 shkurt, 2025

Uashington, 25 shkurt 2025 (MIA) - Administrata e Trampit e hoqi urdhrin nga koha e Bajdenit me të cilin kërkohej të paraqiten shkeljet potenciale të së drejtës ndërkombëtare lidhur me armët që Amerika ua ka dërguar aleatëve, përfshirë edhe Izraelin, informuan dy funksionarë amerikanë.
Bëhet fjalë për Memorandumin për siguri nacionale-20, të cilin ish-presidenti Xho Bajden e nënshkroi në shkurt të vitit 2024 në jehonën e kritikave për shkak të përdorimit të bombave amerikane nga ana e Izraelit në luftën në Gazë.
Memorandumi kërkoi që qeveria amerikane të përgatitë raport për Kongresin për keqpërdorim të armëve amerikane nga ana e vendeve të tjera.
Nga administrata e Trampit do të kërkohej në muajt në vijim të parashtrojë raport në Kongres për vlerësim individual për sjelljen e Izraelit.
Senatori amerikan, Kris Van Holen nga Merilendi, përfaqësues kyç për mbikëqyrje të Kongresit të shitjes së armëve amerikane, tha se vendimi për shfuqizim është "i turpshëm".
"Ky është shërbim i keq për sigurinë tonë nacionale, të drejtat globale të njeriut dhe pozitës sonë në botë", tha Van Holen. ab/
Foto: ЕPА