• e hënë, 30 dhjetor 2024

Trampi e hodhi poshtë mundësinë e tij të fundit që të dëshmojë në rastin për përdhunim

Trampi e hodhi poshtë mundësinë e tij të fundit që të dëshmojë   në rastin për përdhunim

Uashington, 8 maj 2023 (MIA) - Ish-presidenti amerikan  Donald Trampi, e ka refuzuar mundësinë e tij të fundit për të dëshmuar në gjykimin civil në të cilin një kolumniste e akuzon se e ka përdhunuar në dhomën e zhveshjes dhe veshjes në një shtëpi mallrash në vitin 1996.

Trampi, kandidat republikan për president në vitin 2024,  gjykatësi amerikan i qarkut Luis kaplan i dha afat deri të dielën në orën 17 me orën sipas kohës lokale të shtrojë kërkesë për të dëshmuar, por ai nuk e bëri këtë.

Kjo nuk është çudi, pasi Trampi nuk u paraqit asnjë herë gjatë gjyqit dyjavor në Nju-Jork, ku  disa ditë dëshmoi autorja E.Xhi Karol,  duke i përsëritur pretendimet që ajo bëri publikisht për herë të parë i tregoi në memoaret e  vitit 2019. 

 Kaplani, 79 vjeç, kërkon dëmshpërblim prej disa milionë dollarësh.

Pa dëshmuar Trampi, avokatët  duhet t'i prezantojnë fjalët përfundimtare sot, ndërsa marrja në pyetje me siguri do të fillojë të martën. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR