Trampi: E di çfarë po bëj - kam zgjidhur gjashtë luftërave në gjashtë muaj
- Presidenti i ShBA-së Donald Tramp tha se ka zgjidhur gjashtë luftëra në gjashtë muaj, por se duhet t’i dëgjojë shumë njerëz që i thonë se po e bën gabim.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:10, 18 gusht, 2025
Uashington, 18 gusht 2025 (MIA) - Presidenti i ShBA-së Donald Tramp tha se ka zgjidhur gjashtë luftëra në gjashtë muaj, por se duhet t’i dëgjojë shumë njerëz që i thonë se po e bën gabim.
"E di saktësisht se çfarë po bëj. Kam zgjidhur gjashtë luftëra në gjashtë muaj, njëra prej të cilave ishte një katastrofë e mundshme bërthamore, megjithatë duhet të lexoj dhe të dëgjoj "Uollstrit xhurnal" dhe shumë të tjerë që me të vërtetë nuk kanë idenë, duke më thënë se gjithçka që po bëj është e gabuar në lidhje me kaosin midis Rusisë dhe Ukrainës, që është lufta e Xho Bajdenit të fjetur, jo e imja", ka shkruar ai në rrjetin "Truth Social".
Siç tha, ai është këtu vetëm për të ndaluar konfliktet, jo për t'i thelluar ato.
"Kjo nuk do të ndodhte kurrë nëse do të isha president. E di saktësisht çfarë po bëj dhe nuk kam nevojë për këshilla nga njerëz që kanë punuar me të gjitha këto konflikte për vite me radhë dhe nuk kanë qenë kurrë në gjendje t'i parandalojnë ", theksoi Trampi.
Siç deklaroi, ata janë njerëz budallenj, pa mendje të shëndoshë, inteligjencë apo mirëkuptim, dhe vetëm sa po e bëjnë më të vështirë zgjidhjen e katastrofës aktuale midis Rusisë dhe Ukrainës.
"Pavarësisht të gjithë kritikëve të mi sipërfaqësorë dhe shumë ziliqarë, unë do ta rregulloj - gjithmonë e bëj", ka theksuar presidenti i ShBA-së.