Trampi e anuloi takimin me Si
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, sot deklaroi se "duket se nuk ka arsye” për t’u takuar me presidentin kinez Si Xhinping gjatë vizitës së tij në Korenë e Jugut. Deklarata e Trampit erdhi pasi Kina kufizoi eksportin e metaleve të rralla dhe vendosi tarifa portuale për anijet amerikane.
Uashington, 10 tetor 2025 (MIA) – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, sot deklaroi se "duket se nuk ka arsye” për t’u takuar me presidentin kinez Si Xhinping gjatë vizitës së tij në Korenë e Jugut. Deklarata e Trampit erdhi pasi Kina kufizoi eksportin e metaleve të rralla dhe vendosi tarifa portuale për anijet amerikane.
Trump njofoi se si përgjigje të hapave të Si po shqyrton një "rritje të madhe" të tarifave për mallrat kineze.
"Një nga masat që po shqyrtojmë aktualisht është një rritje e madhe e tarifave për mallrat kineze që hyjnë në SHBA. Ka shumë kundërmasa të tjera që po shqyrtohen gjithashtu seriozisht", njoftoi Tramp në rrjetin e tij social, "Truth Soushëll".
Trampi theksoi se Kina po “bëhet shumë armiqësore” dhe po e mban botën në “robëri”, duke kufizuar aksesin në metale dhe magnete të përdorura për komponentët elektronikë, çipat e kompjuterëve, lazerët dhe produktet e tjera të teknologjisë së lartë.
Kina vendosi sot tarifa portuale për anijet në pronësi të SHBA-së, si një masë reciproke për tarifat portuale të planifikuara amerikane për anijet kineze.
Anijet në pronësi të SHBA-së, ato të drejtuara nga kompani ose individë amerikanë, si dhe anijet e ndërtuara në SHBA dhe që lundrojnë nën flamurin amerikan, do të paguajnë një tarifë prej 400 juanësh (56 dollarë) për ton neto për çdo mbërritje në portet kineze", kumtoi Ministria e Transportit e Kinës.
Tarifat për të njëjtën anije do të pesëfishohen dhe pritet të arrijnë në 1.120 juanë (157 dollarë) për ton neto deri në vitin 2028. Masa do të hyjë në fuqi më 14 tetor, të njëjtën ditë kur SHBA-ja duhet të fillojë të vendosë tarifa për anijet kineze.
Pekini njoftoi dje kufizime të reja në eksportin e mineraleve të rralla, si dhe kufizime të reja në eksportin e disa llojeve të baterive të litiumit dhe pajisjeve për prodhimin e tyre. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s