• e enjte, 04 dhjetor 2025

Trampi: Duhet të merremi me të çmendurit e të majtës radikale

Trampi: Duhet të merremi me të çmendurit e të majtës radikale

Uashington, 12 shtator 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së Donald Tramp deklaroi para gazetarëve se "thjeshtë duhet t'i mposhtim deri në pavetëdije", "të çmendurit e të majtës radikale", pas vrasjes së komentatorit radikal Çarli Kirk.

Trampi ka folur në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë, para se të nisej për në Nju-Jork, duke u përgjigjur në pyetjen për mesazhin e tij për konservatorët të cilët ndjehen të sulmuar nga grupet radikale.

"Duhet të jemi të guximshëm në jetë. Kemi një vend të madh, por ka të çmendur të së majtës radikale, të cilët duhet t'i mposhtim", tha Trampi, transmeton Politiko.

Ai shtoi se u bën thirrje mbështetësve të tij për një përgjigje pa dhunë, duke theksuar se vetë Kirk ishte një përfaqësues kundër dhunës.

"Kështu do të doja që njerëzit të përgjigjen. Ai gjithmonë thoshte se është kundër dhunës", theksoi Tramp.

Kirk në të kaluarën ka paralajmëruar se paraqitjet e tij publike shpesh herë ishin anuluar për shkak të kërcënimeve nga "aktivistët e Antifas dhe ekstremit të majtë".

 Ai u vra pardje në moshën 31 vjeç, në një sulm gjatë një aktiviteti universitar në Orem të Jutas, që tronditi publikun amerikan. Sulmuesi ende nuk është arrestuar dhe motivi i vrasjes është i panjohur.

Pas sulmit, Trampi regjistroi një video-fjalim nga Zyra Ovale, në të cilin vlerësoi Kirkun dhe fajësoi "të majtën radikale" për vdekjen e tij. Ai theksoi se Kirk ishte krahasuar me "nazistët dhe vrasësit më të këqij masivë", duke akuzuar se një retorikë e tillë çon në dhunë.

"Ne kemi një grup të çmendurish radikalë të krahut të majtë. Të çmendur absolutë. Dhe ne do ta zgjidhim këtë problem", shtoi Trampi. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR