• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi do të parashtrojë padi prej 15 miliardë dollarë për shpifje dhe ofendim kundër "Njujork tajms"

Trampi do të parashtrojë padi prej 15 miliardë dollarë për shpifje dhe ofendim kundër

Uashington, 16 shtator 2025 (MIA) – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, deklaroi se do të parashtrojë padi prej 15 miliardë dollarëve për shpifje dhe ofendim kundër gazetës “Njujork tajms”. 

“Sot kam nder të madh të parashtroj padi prej 15 miliardë dollarëve për shpifje dhe ofendim kundër ‘Njujork tajms’”, tha Trampi në një publikim në platformën e tij për mediat sociale „Truth Social“.

Padia do të parashtrohet në Floridë, tha Trampi, pa dhënë hollësi shtesë për rastin. 

“Njujork tajms” kishte të drejtë të më gënjejë, shpif dhe diskreditojë shumë gjatë, por kjo përfundon TANI”, shkroi Trampi. 

“Njujork tajms” nuk u përgjigj menjëherë në kërkesën për koment. 

Trampi e akuzoi gazetën se gënjen për të, familjen e tij dhe biznesin e tij. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR