Trampi do të bisedojë me Putinin në telefon pas takimit me Zelenskin dhe takimeve sot me liderët evropianë
- Presidenti amerikan, Donald Trampi, deklaroi sot se do të bisedojë në telefon me Presidentin rus Vladimir Putinin, tre ditë pasi u takuan dhe pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë me liderët e Ukrainës dhe aleatët evropianë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:38, 18 gusht, 2025
Uashington, 18 gusht 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Trampi, deklaroi sot se do të bisedojë në telefon me Presidentin rus Vladimir Putinin, tre ditë pasi u takuan dhe pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë me liderët e Ukrainës dhe aleatët evropianë.
"Sapo fola me Presidentin Putin në mënyrë indirekte dhe do të kemi një telefonatë menjëherë pas këtyre takimeve sot", deklaroi Trampi për gazetarët derisa u takua me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në Zyrën Ovale.
Republikani tha se "mund të kemi ose jo një takim trepalësh" me të, Zelenski dhe Putin.
Trampi shtoi se vendi i tij do të përfshihej për garanci sigurie si pjesë e një marrëveshjeje paqeje për t'i dhënë fund luftës me Rusinë.
Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë së bashku me homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenski, Trampi tha se edhe pse vendet evropiane janë "vija e parë e mbrojtjes sepse ato janë atje, ato janë Evropa, ne do t'i ndihmojmë. Ne do të jemi të përfshirë".