Trampi dhe udhëheqësit republikanë në Kongres po punojnë për një ligj gjithëpërfshirës kundër krimit
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, njoftoi sot se ai, së bashku me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Majk Xhonson dhe liderin e shumicës në Senat, Xhon Tun, po punojnë për një "ligj gjithëpërfshirës për luftimin e krimit".
- Post By Sara Ademi
- 10:52, 27 gusht, 2025
Uashington, 27 gusht 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, njoftoi sot se ai, së bashku me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Majk Xhonson dhe liderin e shumicës në Senat, Xhon Tun, po punojnë për një "ligj gjithëpërfshirës për luftimin e krimit".
"Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Majk Xhonson dhe udhëheqësi Xhon Tun po punojnë me mua dhe republikanë të tjerë për një legjislacion gjithëpërfshirës për luftimin e krimit. Kjo është ajo që i duhet vendit tonë", tha Tramp në një postim në rrjetin e tij Truth Social.

Duke përmendur një valë të supozuar paligjshmërie, Tramp këtë muaj mori kontrollin e forcës policore të Uashingtonit dhe po lejon trupat e Gardës Kombëtare të mbajnë armë derisa patrullojnë në qytet.
Ai kërcënoi të zgjeronte praninë ushtarake amerikane në qytete të kontrolluara nga demokratët, si Baltimori dhe Çikago.
Trampi tha më parë këtë javë se ushtria amerikane mund të vendoset në Çikago dhe është e përgatitur të shkojë kudo në një afat të shkurtër për të luftuar krimin.
Presidenti amerikan urdhëroi gjithashtu Ministrinë e Mbrojtjes të sigurojë që çdo shtet të ketë ushtarë të Gardës Kombëtare të gatshëm për t'u mobilizuar shpejt për të ndihmuar në shuarjen e trazirave civile dhe për të mbështetur sigurinë publike. sa/
foto: Printskrin nga Foks njuz