• e enjte, 04 dhjetor 2025

Trampi dhe Orbani do të takohen në Shtëpinë e Bardhë, nafta ruse dhe bashkëpunimi dypalësh mes temave

Trampi dhe Orbani do të takohen në Shtëpinë e Bardhë, nafta ruse dhe bashkëpunimi dypalësh mes temave

 Uashington, 7 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trampi, do sot do të takohet në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin hungarez Viktor Orban për të biseduar për varësinë e Hungarisë nga nafta ruse dhe mundësitë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve.

Ky do të jetë takimi i tyre i parë dypalësh që kur Trampi u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar. 

 Trampi insiston që vendet evropiane të ndalojnë blerjen e naftës ruse për të ulur të ardhurat e Moskës që financojnë luftën në Ukrainë, ndërsa Hungaria nuk ka ndaluar së mbështeturi në energjinë ruse që nga fillimi i konfliktit në vitin 2022, duke shkaktuar kritika në BE dhe NATO, thonë ekspertët.

 Përpara takimit, përfaqësuesit hungarezë deklaruan se Orbani kishte për qëllim të bisedojë për mundësinë e një takimi midis SHBA-së dhe Rusisë dhe të kërkojë lehtësim nga sanksionet energjetike të SHBA-së.

Trampi paraprakisht paralajmëroi një takim të mundshëm me presidentin rus Vladimir Putinin në Budapest, por ai u shty pasi Rusia refuzoi armëpushimin. 

 "E njoh presidentin, ai më njeh mua, ne e dimë problemin, thjesht duhet të arrijmë një marrëveshje", tha Orbani, duke shtuar se pret bisedime miqësore.

 Shtëpia e Bardhë tha se liderët do të bisedojnë për fushat me "interes të ndërsjellë" dhe aludon për mundësinë e marrëveshjeve ekonomike.

"Populli amerikan mund të presë më shumë marrëveshje të mira, ndërsektoriale nga vizita e kryeministrit Orban", deklaroi në funksionar i Shtëpisë së Bardhë. 

Foto: Arkivi i EPA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR