• e enjte, 04 dhjetor 2025

Trampi dëshiron t'u paguajë 2.000 dollarë të gjithë qytetarëve amerikanë

Trampi dëshiron t'u paguajë 2.000 dollarë të gjithë qytetarëve amerikanë

 Uashington, 9 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se qeveria do t'u paguajë shumicës së qytetarëve një "dividend" prej të paktën 2.000 dollarë për person, njoftoi ai sot në platformën e tij Truth Social.

 Ai shkroi se vetëm qytetarët me të ardhura të larta do të përjashtohen nga kjo masë, pa specifikuar saktësisht se cilat janë këto nivele të ardhurash ose kur do të fillojë pagesa, raportoi DPA.

 Në njoftimin e tij, Trampi vlerësoi ekonominë amerikane, duke deklaruar se tarifat do të sillnin "triliona dollarë" që së shpejti mund të përdoren për uljen e borxhit të madh shtetëror.

 "Njerëzit që kundërshtojnë tarifat janë budallenj!" ka shkruar ai, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë "vendi më i pasur dhe më i respektuar në botë", me "pothuajse asnjë inflacion dhe një indeks rekord të tregut të bursave".

 Presidenti amerikan edhe paraprakisht  ka përmendur idenë e pagesës së parave për qytetarët, por atëherë nuk e realizoi.

 

QËNDRONI TË LIDHUR