• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi bëri thirrje për evakuim të Teheranit, konflikti mes Izraelit dhe Iranit po hynë në ditën e pestë

Trampi bëri thirrje për evakuim të Teheranit, konflikti mes Izraelit dhe Iranit po hynë në ditën e pestë

Uashington, 17 qershor 2025 (MIA) - Izraeli dhe Irani sot i kanë vazhduar sulmet ajrore njëra pas tjetrës për të pestën ditë me radhë, ndërsa presidenti amerikan Donald Tramp u bëri thirrje banorëve të Teheranit që të evakuohen, duke theksuar atë që ai e quan "refuzimi i marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit". 

Pritet që Trampi ta lëshojë Samitin e G7 në Kanada më vonë sonte - një ditë më herët për shkak të ngjarjeve në Lindjen e Mesme, njoftoi Shtëpia e Bardhë. 

Televizioni amerikan Foks njuz njoftoi se Trampi do të thërras një mbljedhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Presidenti i Francës, Emanuel Makroni tha se ikja e hershme e Trampit nga Samiti i G7 në Kanada është sinjal pozitiv, duke qenë se qëllimi i menjëhershëm është që Izraeli dhe Irani të bien dakord për armëpushim.

"Irani duhej të nënshkruante "marrëveshjen" që i thashë ta nënshkruajë. Çfarë turpi dhe humbje njerëzish. E thënë thjeshtë, IRANI NUK MUNDET të ketë armë bërthamore. E kam thënë këtë vazhdimisht. Të gjithë duhet menjëherë të evakuohen nga Teherani!", ka shkruar Trampi në profilin e tij në rrjetet sociale "Truth Social". 

Herët në mëngjes, mediat iraniane raportuan shpërthime të reja dhe zjarr të rëndë nga mbrojtja ajrore në Teheran. Mbrojtja arjore ishte aktivizuar edhe në Natanc, ku ndodhet objekti kyç bërthamor i Iranit, raportoi faqja iraniane e lajmeve Asriran. 

Në Izrael, sirenat për sulme ajrore u aktivizuan në Tel-Aviv pas mesnate dhe u dëgjua shpërthim pasi raketat iraniane përsëri e goditën vendin. 

Autoritetet iraniane raportuan për 224 viktima, kryesisht civilë, në pesë ditët e fundit, ndërsa Izraeli njoftoi se 24 civilë e kanë humbur jetën në të njëjtën periudhë. 

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotriç, deklaroi se rreth 3.000 izraelit janë evakuuar për shkak të dëmeve të shkaktuara nga sulmet ajrore iraniane. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR