Trampi: Askush të mos i rrisë çmimet e naftës
- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, sot tha se askush nuk duhet t'i rrisë çmimet e naftës dhe theksoi se e ndjek situatën, dhe i bën thirrje Ministrisë për Energjetikë të SHBA-së të vazhdojë me hetimin për burimet e saj të naftës.
- Post By Sara Ademi
- 16:42, 23 qershor, 2025
Uashington, 23 qershor 2025 (MIA) - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, sot tha se askush nuk duhet t'i rrisë çmimet e naftës dhe theksoi se e ndjek situatën dhe i bën thirrje Ministrisë për Energjetikë të SHBA-së të vazhdojë me hetimin për burimet e saj të naftës.

"Të gjithë, mbani çmimet e naftës të ulëta. Ju shikoj! Ju nuk e kuptoni se kjo që po bëni është në dobi të armikut. Mos e bëni", shënoi Trampi në rrjetin Truth Social.
Në mesazhin e tij për çmimet e naftës, Trampi shprehu dëshirën e tij që këto çmime të mos rriten, për shkak të frikave se konflikti i vazhdueshëm në Lindjen e Mesme mund të shkaktojë rritjen e tyre. sa/
foto: EPA/ Printskrin "Truth social"