Trampi arriti për vizitë shtetërore në Britaninë e Madhe
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, mbrëmë arriti për vizitë shtetërore në Britaninë e Madhe, publikoi Bi-Bi-Si. Ai është shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Melania.
- Post By Ramize Qamili
- 07:57, 17 shtator, 2025
Londër, 17 shtator 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, mbrëmë arriti për vizitë shtetërore në Britaninë e Madhe, publikoi Bi-Bi-Si. Ai është shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Melania.
Kjo është vizita e dytë shtetërore e Trampit në Britaninë e Madhe. E para është mbajtur në vitin 2019 - gjatë mandatit të tij të parë. Pastaj Trampi ishte i ftuari i mbretëreshës Elizabeta e Dytë, e cila ndërroi jetë në vitin 2022, ndërsa tani nikoqir i tij do të jetë djali i saj - mbreti Çarli i Tretë.
SHBA-ja dhe Britania e Madhe janë aleatë të afërt dhe përfaqësuesit e dy vendeve shpesh flasin për "marrëdhënie speciale" midis tyre.
Aeroplani i Trampit "Er Fors Uan" ateroi në aeroportin Stansted në Londër dje. Presidenti amerikan u prit nga ministrja e re britanike e Punëve të Jashtme, Ivet Kuper.
Vizita sot dhe nesër do të shënohet nga një numër i madh të ngjarjeve ceremoniale.
Para se të shkojë në Uashington dje, Trampi tha se është "nder i madh" për atë që të bëhet presidenti i parë amerikan i ftuar për vizitë shtetërore për herë të dytë në Britaninë e Madhe. rq/bsh/
Foto: EPA