• e diel, 30 qershor 2024

Trampi arriti në gjykatë ku edhe formalisht do të arrestohet, më pas do të paraqitet para gjykatësit

Trampi arriti në gjykatë ku edhe formalisht do të arrestohet, më pas do të paraqitet para gjykatësit

Nju-Jork, 4 prill 2023 (MIA) - Pas vozitjes 10-minutëshe nëpër Menhetën, në kolonë prej rreth 15 automjeteve, ish-presidenti amerikan, Donald Tramp arriti para ndërtesës së gjykatës.

Pasi që doli nga automobili, shkurtimisht i përshëndeti të pranishmit para gjykatës dhe më pas hyri në ndërtesë i shoqëruar nga agjentë të Shërbimit të fshehtë.

Ai do të niset drejt Prokurorisë së qarkut ku edhe formalisht do të arrestohet, ndërsa procedura imponon t'i merren shenjat e gishtërinjve.

Më pas Tramp do të duhet të paraqitet para gjykatësit, në mënyrë që të deklarohet rreth aktakuzës për ryshfet. ab/ 

QËNDRONI TË LIDHUR