• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Trampi akuzoi retorikën e Bajdenit dhe Harisit për tentativën e re për atentat

Trampi akuzoi retorikën e Bajdenit dhe Harisit për tentativën e re për atentat

Uashington, 17 shtator 2024 (MIA) - Ish presidenti amerikan Donald Tramp akuzoi retorikën e presidentit amerikan Xhozef Bajden dhe nënpresidentes, kandidates demokrate për president Kamala Haris, për tentativën e re për vrasjen e tij.

"Retorika e tyre i bën ata të qëllojnë mbi mua, kur unë jam ai që do ta shpëtoj vendin dhe ata janë që po e shkatërrojnë vendin”, tha Tramp për Foks Njuz, raportoi agjencia.

"Për shkak të asaj narrative të së majtës komuniste, plumbat po fluturojnë dhe do të përkeqësohet”, tha Tramp mbrëmë vonë në rrjetin e tij social “E vërteta”.

Presidenti amerikan Xhozef Bajden tha se e dënon dhunën politike.

"Gjithmonë e kam dënuar dhunën politike. Gjithmonë do ta dënoj", tha Bajden.

I dyshuari i arrestuar në hetimin e tentativës së dyshuar për atentat ndaj Donald Trampit "nuk qëlloi fare", thanë dje zyrtarë të Shërbimit Sekret.

I dyshuari i cili u arrestua të dielën është akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe armëmbajtje me numër serik të fshirë, transmeton Beta. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR