• e diel, 30 qershor 2024

Trampi është arrestuar

Trampi është arrestuar
Nju-Jork, 4 prill 2023 (MIA) - Ish-presidenti amerikan, Donalld Tramp pakë kohë më parë edhe formalisht është arrestuar, lajmëroi CNN.
 
Ky është precedent në historinë amerikane, sepse për herë të parë një ish-president amerikan arrestohet për vepër të kryer penale.
 
Skaj Njus transmeton se ish-presidentit nuk iu vunë prangat në duar, me kërkesë të sigurimit të tij nga shërbimi i fshehtë.

Pasi që përfundoi kjo pjesë e procedurës, pritet që Trampi të paraqitet para gjykatësit suprem, Huan Marçan, ku duhet të deklarohet rreth aktakuzës për dhënie ryshfeti në vitin 2016, ndërsa më pas pritet të lihet të mbrohet në liri dhe të niset drejt pronës së tij në Florida.

Derisa Trampi e pret dëgjimin e tij në gjykatën në Menhetën, avokatja për vepra penale, Xhuli Rendelman deklaroi për Skaj Njus se "asnjëherë nuk i kishte shkuar në mendje se do ta përjetonte këtë ditë".

"Sinqersisht nuk mund të besoj se çka po ndodhë sot. Me të vërtetë nuk mundem", shtoi ajo.

CNN transmetoi se, derisa me shoqërim udhëtonte drejt gjykatës nga shtëpia e tij në Nju-Jork, në kullën "Tramp", ish-presidenti shkroi një deklaratë të shkurtë në rrjetine  tij "E vërteta", ku shprehi mosbesimin se do të arrestohet.

"Duket joreale. (wow), DO TË ARRESTOHEM. Nuk më besohet se kjo po ndodhë në Amerikë. MAGA!", shkroi Tramp. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR