Tramp: Xhorxh Soros dhe djali i tij duhet të akuzohen për mbështetje të protestave të dhunshme
- Xhorxh Soros dhe djali i tij i mrekullueshëm nga e majta radikale duhet të akuzohen për RIKO për mbështetjen e tyre të protestave të dhunshme dhe shumë më tepër, në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Ameriksë, shkroi presidenti amerikan, Donald Tramp në rrjetin social Truth social.
Uashington, 27 gusht 2025 (MIA) - Xhorxh Soros dhe djali i tij i mrekullueshëm nga e majta radikale duhet të akuzohen për RIKO për mbështetjen e tyre të protestave të dhunshme dhe shumë më tepër, në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Ameriksë, shkroi presidenti amerikan, Donald Tramp në rrjetin social Truth social.
"Nuk do t'i lejojmë më këta të çmendur ta shkatërrojnë Amerikën, për të mos i dhënë kurrë një shans të "MARRË FRYMË" dhe të jetë e LIRË. Sorosi dhe banda e tij e psikopatëve i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit tonë! Kjo përfshin edhe miqtë e tij të çmendur nga Bregu Perëndimor. Kini kujdes, po ju vëzhgojmë! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!, ndau Tramp. ls/
