Tramp: Xhon Retklif do të jetë drejtor i ri i CIA-s, Stiv Uitkof i dërguar për Lindjen e Mesme
- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp mbërmë kumtoi se për drejtor të ri të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) do ta emërojë ish drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (DNI), Xhon Retklif.
- Post By Fami Bajrami
- 08:02, 13 nëntor, 2024
Uashington, 13 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp mbërmë kumtoi se për drejtor të ri të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) do ta emërojë ish drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (DNI), Xhon Retklif.
Krahas kësaj, Trampi paralajmëroi se do ta emërojë investitorin dhe donatorin e fushatës, Stiv Uitkof për të dërguarin e tij të posaçëm për Lindjen e Mesme, ndërsa sekretari i Shtëpisë së Bardhë nga mandati i parë i Trampit, Xhozef Mekingli, do të jetë këshilltari i ri në Shtëpinë e Bardhë.
Tramp paraprakisht paralajmëroi se do ta emërojë senatorin nga Florida, Marko Rubio për sekretar të ri të Shtetit, ndërsa deputetin republikan, Majk Uolc këshilltar për Sigurinë Kombëtare në administratën e re. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s