Tramp vendosi 25 për qind tarifa për mallrat indiane, duke kritikuar lidhjet me Rusinë
- Presidenti amerikan Donald Tramp, kumtoi se do të vendos tarifë prej 25 për qind për mallrat indiane, duke filluar nga e premtja, ashpër duke kritikuar Nju-Delhin për lidhjet ushtarake dhe energjetike me Rusinë.
- Post By Ramize Qamili
- 16:27, 30 korrik, 2025
Uashington, 30 korrik 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp, kumtoi se do të vendos tarifë prej 25 për qind për mallrat indiane, duke filluar nga e premtja, ashpër duke kritikuar Nju-Delhin për lidhjet ushtarake dhe energjetike me Rusinë.
Në një publikim në platformën e tij "Truth Social", Trampi sot e përshkroi Indinë si "mik", por akuzoi vendin për udhëheqje të praktikave të padrejta tregtare, që i vënë bizneset amerikane në pozitë jo të volitshme.
India ka barriera tregtare "të mundimshme dhe rezistuese” të cilat e mbajnë tregun e saj të mbyllur për kompanitë e huaja, shkroi ai, duke shtuar se tarifat e saj janë "tepër të larta".
Trampi gjithashtu ka kritikuar lidhjet e Indisë me Rusinë, duke akuzuar vendin më të banuar në botë se po ndihmon në financimin e Moskës në pushtimin e Ukrainës, që tani po hyn në vitin e katërt.
"Ata gjithmonë e kanë blerë shumicën e madhe të pajisjeve të tyre ushtarake nga Rusia dhe janë blerësi më i madh i energjisë ruse, së bashku me Kinën, në një kohë kur të gjithë duan që Rusia të ndalojë vrasjet në Ukrainë - e gjithë kjo nuk është e mirë!", ka shkruar Tramp.
Përveç tarifës së re, Trampi deklaroi se India do të përballet edhe me “dënim” financiar për shkak të blerjeve të saj nga Rusia, edhe pse nuk dha hollësira të mëtejshme.
Në të kaluarën, presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski i ka bërë thirrje kryeministrit indian, Narendra Modi që t’i japë fund varësisë së tij nga energjia e lirë ruse dhe të ndalojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Moska, duke theksuar se hapa të tillë do të ndihmonin në përfundimin e luftës. rq/
Foto: MIA