• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp: Uitkof mund të vizitojë Rusinë të mërkurën ose të enjten

Tramp: Uitkof mund të vizitojë Rusinë të mërkurën ose të enjten

Uashington, 4 gusht 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë deklaroi se i dërguari special Stiv Uitkof mund të vizitojë Rusinë, me shumë gjasa të mërkurën ose të enjten, duke paralajmëruar se do të vendosë sanksione nëse Moska nuk pranon një armëpushim në Ukrainë deri të premten.

"Do të ketë sanksione, por ata duket se janë mjaft të mirë në shmangien e sanksioneve", u tha Tramp gazetarëve para se të hipte në "Er Fors Uan" pasi u largua nga klubi i tij i golfit në Nju Xhersi. "Ata janë të zgjuar dhe janë mjaft të mirë në shmangien e sanksioneve, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë", shtoi ai.

Trampi, gjithashtu, tha është e mundur që disa amerikanë të merrnin një lloj dividendi ose një formë tjetër pagese si rezultat i tarifave për partnerët tregtar amerikan. 

"Mund të ketë një shpërndarje ose dividend për njerëzit në vendin tonë, do të thoja për njerëzit me të ardhura të mesme dhe të ulëta, mund të japim dividend", tha ai. ls/

Foto: Arkivi i EPA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR