Tramp: Tarifat janë një punë e shkëlqyer
- Në kulmin e "përmbytjeve" të bursave botërore, presidenti amerikan Donald Tramp tha se tarifat janë "një punë e shkëlqyer".
- Post By Sara Ademi
- 08:25, 7 prill, 2025
Uashington, 7 prill 2025 (MIA) - Në kulmin e "përmbytjeve" të bursave botërore, presidenti amerikan Donald Tramp tha se tarifat janë "një punë e shkëlqyer".
"Kemi deficite të mëdha financiare me Kinën, Bashkimin Evropian dhe shumë vende tjera. Mënyra e vetme në të cilën ky problem mund të rregullohet është me Tarifat, që tani po sjellin dhjetëra miliarda dollarë në SHBA. Ato tashmë janë në fuqi dhe janë diçka e mrekullueshme për t'u parë", shënoi Trampi në rrjetin e tij social.
"Deficiti me këto vende është rritur gjatë "presidencës" së Xho Bajdenit të fjetur. Do ta kthejmë atë, shumë SHPEJTË. Një ditë njerëzit do ta kuptojnë se tarifat janë një punë e shkëkqyer për SHBA-në", shënoi Trampi në "Truth Social".
Të përkujtojmë, bursat aziatike sot ndjeshëm ranë, duke e thelluar krizën globale të bursave të shkaktuar nga vendosja e tarifave nga ana e Trampit pothuajse për gjithë botën, ndërsa tregtimi i bursave të Koresë së Jugut ishte ndërprerë për pesë minuta pasi ishte aktivizuar ndërprerësi për tregtim i disenjuar të parandalojë shitjen e panikut. sa/
foto: "Truth Social"