Tramp sot pritet të bisedojë me Zelenskin
- Pritet që presidenti amerikan, Donald Tramp sot të bisedojë me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski, pasi që i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Stiv Uitkof, u takua në Moskë me presidentin rus, Vlladimir Putin, kumtoi portali "Aksios", duke iu referuar një burimi të informuar.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:11, 6 gusht, 2025
Uashington, 6 gudht 2025 (MIA) - Pritet që presidenti amerikan, Donald Tramp sot të bisedojë me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski, pasi që i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Stiv Uitkof, u takua në Moskë me presidentin rus, Vlladimir Putin, kumtoi portali "Aksios", duke iu referuar një burimi të informuar.
Aeroplani me të cilin Stiv Uitkof arriti në Rusi sot në mëngjes fluturoi nga aeroporti Vnukovo pasdite sipas kohës lokale, ndërkaq destinacioni i tij nuk është cekur.
Uitkof e realizoi vizitën e tij të pestë në Rusi këtë vit, gjatë të cilës sot në mëngjes u takua me shefin e Fondit rus për investime të drejtpërdrejta, Kiril Dmitriev, ndërsa më pas u prit në Kremlin nga presidenti rus, Vlladimir Putin. ab/