Tramp sot do të ketë takim virtual me liderët evropianë
- Presidenti amerikan, Donald Tramp dhe nënpresidenti XH.D. Vens, sot do të marrin pjesë në takimin virtual me liderët e vendeve evropiane.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:38, 13 gusht, 2025
Uashington, 13 gusht 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp dhe nënpresidenti XH.D. Vens, sot do të marrin pjesë në takimin virtual me liderët e vendeve evropiane.
Mediumet britanike theksojnë se liderët evropianë së pari do të mbajnë video-takim mes veti për t'i koordinuar pozixionet e veta para se të biseodjnë me Trampin për negociatat e tij të ardhshme me presidentin rus, Vlladimir Putin në Alaskë.
Paqartësia rreth epilogut të samitit ruso-amerikan shkaktoi druajtje në Evropë se Trampi dhe Putini mund të sjellin vendime me ndikim të gjerë, e madje edhe t'i bëjnë presion Ukrainës për të pranuar marrëveshje të pavolitshme.
"Qëllimi ynë është ta parandalojmë atë, të mbetemi të harmonizuar dhe të bashkuar me partnerët tanë amerikanë. Ende ka shumë kohë deri të premten", deklaroi një funksioanr i lartë evropian për mediumet britanike.
Video-konferenca mes presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski dhe liderëve të Gjermanisë, Finlandës, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, Polonisë dhe BE-së, sipas Qeverisë gjermane, është caktuar për në orën 14, ndërsa në të do të jetë i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
Rendi i ditës i tkaimit përfsjin strategji për rritjen e presionit ndaj Rusisë, orar për hapat në procesin e mundshëm paqësor, të ardhmen e territoreve të okupuara dhe garancat e sigurisë për Ukrainën.
Takimi mes Trampit dhe Putinit do të mbahet të premten, më 15 gusht, në Enkorixh, Alaskë. ab/
foto: МIА arkivi