Tramp: SHBA-ja do të dërgojnë kontingjent raketash "Patriot" në Ukrainë
- Presidenti amerikan, Donald Tramp do të dërgojë raketa "Patriot" në Ukrainë, duke theksuar se Kievit i nevojiten për t'u mbrojtur nga Rusia.
- Post By Qefsere Abduli
- 07:40, 14 korrik, 2025
Uashington, 14 korrik 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp do të dërgojë raketa "Patriot" në Ukrainë, duke theksuar se Kievit i nevojiten për t'u mbrojtur nga Rusia.
"Presidenti rus, Vladimir Putin flet gjëra të bukura, ndërsa pastaj në mbrëmje bombardon gjithçka", tha Trampi, transmetojnë mediat britanike.
Ai nuk specifikoi se sa raketa do të dërgohen në Ukrainë, por theksoi se Bashkimi Evropian do t'i mbulojë shpenzimet për raketat.
"Do t'i dërgojmë "patriotët" që ata kanë nevojë urgjente, sepse Putini befason shumë persona. Ai flet gjëra të bukura, ndërsa pastaj bombardon. Ekziston një problem i vogël, ndërsa kjo është sepse nuk më pëlqejnë këto lloj gjërash. Në thelb, ne dërgojmë pajisje të ndryshme ushtarake të sofistikuara në Ukrainë. Ata do ta paguajnë të gjithë çmimin për këtë, pasi kështu na përshtatet", tha Trampi.
Duke folur për një marrëveshje të mundshme për armëpushim në Rripin e Gazës, Trampi shpreson se kjo do të ndodhë këtë javë.
"Bisedimet janë në vazhdim dhe shpresoj se do të mund të arrijmë marrëveshje deri në fund të javës", tha Trampi.
Presidenti amerikan theksoi se bisedimet me zëvendësdrejtorin e FBI-së amerikane, Den Bongino, për ta ulur pakënaqësinë publike me mënyrën se si Ministria e Drejtësisë e SHBA-së e përfundoi rastin me akuzat kundër Xhefri Epshtajn dhe listën e supozuar të klientëve të tij.
Në pyetjen e gazetarëve nëse Bongino do të mbetet në pozitë, Trampi u përgjigj pozitivisht. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s