• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp: SHBA bashkëpunon me Izraelin me qëllim që të vendosë marrëdhënie më të mira me Sirinë

Tramp: SHBA bashkëpunon me Izraelin me qëllim që të vendosë marrëdhënie më të mira me Sirinë

Uashington, 11 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp mbrëmë deklaroi se administrata e tij bashkëpunon me Izraelin me qëllim që vendi të arrijë marrëveshje të mirë me Sirinë, ku presidenti, Ahmed al-Shara, dje ishte pritur nga ai në Shtëpinë e Bardhë. 

"Njerëzit thonë që al-Shara ka pasur një të kaluar të vështirë. Të gjithë ne kemi pasur të kaluar të vështirë", u tha Trampi gazetarëve, duke iu referuar presidentit sirian, i cili më herët ishte në listën e zetë të terroristëve në Uashington, transmetojnë mediat britanike. 

Dje, pas takimit mes Trampit dhe Al-Shiras në Uashington, Ministria e Financave të SHBA-së njoftoi se SHBA-ja përkohësisht, në 180 ditët e fundit, e ka pezulluar zbatimin e sanksioneve të "Ligjit të Cezarit" kundër Sirisë.

Ministri i Financave të SHBA-së njoftoi se sanksionet janë pezulluar përveç për disa transaksione të lidhura me Rusinë dhe Iranin.

Ky vendim zëvendëson pezullimin e mëparshëm të përkohshëm të sanksioneve që ishte vendosur më 23 maj.

"Ligji Cezar", i emërtuar sipas një dezertori ushtarak sirian i cili, sipas SHBA-së, kishte kontrabanduar fotografi të viktimave të torturës nën regjimin e presidentit sirian Bashar al-Asad, hyri në fuqi në qershor të vitit 2020.

Këto sanksione ishin të drejtuara kundër regjimit të Al-Asadit dhe ndaj të gjithë atyre që bashkëpunojnë me të, veçanërisht në sektorët e energjisë, industrisë së ndërtimit dhe financave. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR