• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp: Sanksione nëse Moska nuk pranon armëpushim në Ukrainë deri të premten

Tramp: Sanksione nëse Moska nuk pranon armëpushim në Ukrainë deri të premten

Uashington, 4 gusht 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë deklaroi se i dërguari special Stiv Uitkof mund ta vizitojë Rusinë, ndoshta të mërkurën ose të enjten, duke paralajmëruar se do të vendos sanksione nëse Moska nuk pranon armëpushim në Ukrainë deri të premten.

"Do të ketë sanksione, por ata duket se janë mjaft të mirë në shmangien e sanksioneve", u tha Trampi gazetarëve para se të ngjitej në "Er fors uan" pasi u largua nga klubi i tij i golfit në Nju Xhersi. "Ata janë të zgjuar dhe janë mjaft të mirë në shmangien e sanksioneve, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë", shtoi ai.

Trampi tha gjithashtu se është e mundur që disa amerikanë të marrin një lloj dividende ose formë tjetër të pagesës si rezultat i tarifave për partnerët tregtarë amerikan.

"Mund të ketë një shpërndarje ose dividendë për njerëzit në vendin tonë, do të thoja se për njerëzit me të ardhura të mesme dhe të ulëta, ne mund të japim një dividendë", tha ai.

Foto: arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR